Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Teuta 0-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 31 Mars 2012 12:08   Shtyp

skenderbeu-teutaKorçarët të cilët rikthehen të luajnë pas 3-muajsh në fushën e tyre kanë pësuar humbjen e parë pas 11-fitoreve radhazi. Skënderbeu ka qenë më kërkues, por rastet e krijuara nuk u finalizuan me gol.

Durrsakët me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 74-ter, arritën të kalonin në avantazh me anë të Cotës. Pas golit korçarët e rritën presionin në portën kundërshtare, por përpjekjet e tyre nuk dhanë asnjë rezultat.


Me këtë fitore Teuta është barazuar me Tiranën dhe është 1-pikë pas Skënderbeut. Bardheblutë kanë shansin më të mirë për të rimarrë kreun. Sot kryeqytetasit do të luajnë në Ballsh me Bylisin.


Ndërkohë Apolonia mundi 1-0 Kastriotin dhe shton shpresat për të dalë nga zona e ftohtë e klasifikimit.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide