Kategoria Superiore/ Bylis-Tirana 1-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 31 Mars 2012 22:36   Shtyp

Bylis_golShuhet endrra e Tiranes

Bylisi prish ëndrrën e bardhebluve te Tiranës, te cilët kishin një shans për te dale ne krye te superiores, pas humbjes se Skënderbeut ne fushën e vet përballë Teutës. Pjesa e parë nisi e shpejte për ballshiotët, të cilët u mbështeten nga rreth 3 mijë tifozë ne stadium. Prapavija e Tiranës ishte gjithë kohen ne alarm, edhe për shkak te mungesave të rëndësishme. Nuk vonoi shumë dhe ne minutën e 11, futbollisti shkatërrues i Bylisit, Teqja, me një goditje te fuqishme e dërgoi topin në trekëndëshin e portierit Ilion Lika.

Ne përpjekje për te reaguar, Klodian Duro, mundohet të shpërndajë topat sa në njërin krah në tjetrin, por vendësit luftojnë fort për topin e parë. Minuta e 35-të sjell momentin e parë kritik në portën vendase, kur Duro gjuajti dhe topi u prit me vështirësi, në dy kohë nga Frashëri.

Ne pjesën e dyte, Tirana kërkon te përmbysë rezultatin por ndëshkohet ne minutën e 68-të. Erjon Dushku, në tentativë për të ndalur kundërsulmin ballshiot, ndërhyn në mënyrë të parregullt dhe merr kartonin e dyte te verdhe dhe le ekipin me 10 vete.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide