Kategoria Superiore/ Teuta-Tomorri 1-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 08 Prill 2012 10:01   Shtyp

teuta_golTeuta mori përkohësisht kreun e Superligës, pas fitores minimale në shifrat 1-0 të arritur dje përballë Tomorit.
Në “Niko Dovana”, skuadra e drejtuar nga Hasan Lika ka triumfuar ndaj asaj beratase, duke regjistruar edhe fitoren e 13-të sezonale. Teutës i ka mjaftuar një gol i shqiptaro-maqedonasit Tairi në pjesën e dytë për të marrë 3-pikët.

Ndeshja e djeshme është dominuar nga durrsakët, të cilët kërkonin fitoren për të marrë kreun e kampionatit dhe për të shpresuar te gabimet e rivalëve. Pas një pjese të parë pa gola, ishte Tairi ai që mposhti portierin Llani në minutën e 58-të.

Në fund, Teuta pati  te gjitha mundesite te dyfishonte rezultatin pasi kishte te drejten e një penalltie, por që nuk u realizua nga Çota, pasi portieri rezervë, Haxho, u tregua i saktë. Me këtë fitore durrsakët shkojnë në 43-pikë.

komente