Play-out/ Tomorri qendron ne Superiore fale 11-metërshave
nga AlbaniaSoccer   E diel, 20 Maj 2012 08:43   Shtyp

tomorri1Ekipi i Tomorit do të qendrojë në Superligë. Në ndeshjen e vlefshme "play-out" ndaj ekipi të kategorisë së Parë, Besëlidhja, beratasit kanë arritur të fitojnë falë gjuajtjes së penalltive.

Si koha e rregullt ashtu dhe ajo shtesë ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Nga pika e bardhë beratasit e drejtuar nga Ernest Gjoka u treguan më të saktë, ndërkohë që tre lojtarë të Besëlidhjes goditën shtyllën Besëlidhja do vazhdojë të qendrojë në kategorinë e Parë.

Kështu pas Besës, Tomorri është skuadra e dytë që merr biletën për në Superligë, ndërkohë që ekipin e fundit do ta përcaktojë “derbi i Myzeqesë”, Apoloni-Lushnja që do të luhet të dielën në “Niko Dovana” në Durrës.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide