Vllaznia/ Shpëtim Duro, zyrtarisht trajneri i Vllaznisë
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 06 Qershor 2012 20:26   Shtyp

Shpetim_DuroPas shumë ditë hezitimi për të cilin nuk u dha ndonjë shpjegim, Shpëtim Duro mbërriti zyrtarisht në Shkodër. Trajneri tiranas, ish-drejtues i Partizanit, Dinamos, Besës apo Skënderbeut, u prezantua në Bashkinë e Shkodrës, nga kryetari i kësaj të fundit, Lorenc Luka, i cili i bëri një vlerësim kompleks figurës së përzgjedhur nga këshilli i trajnerëve kuqeblu për të drejtuar ekipin këtë sezon.

Duro, përgjithësisht, trajner i qetë dhe pa fjalë të mëdha, nuk bëri premtime, por theksoi përgjegjësinë.

E thotë saktë Duro, dita e prezantimit është gjithnjë e bukur. Ai vetë, por gjithë tifozët e Vllaznisë, që janë të shumë dhe në të katër anët e botës, urojnë që të jenë të bukura të gjitha ditët e trajnerit të ri në stolin kuqeblu.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide