Të veçanta / Flamurtari - Madhëruell 1-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 18 Korrik 2009 17:10   Shtyp

motherwell bad daddyEdi Rama, "largohet" nga politika për kuq e zinjtë.

Skuadra e Flamurtarit ka pasur një tifoz special gjatë ndeshjes në tribunën VIP. Vetë kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, është larguar nga politika për disa orë për të mbështetur skuadrën  vlonjate. Prania e tij ka qenë fat sjellëse pasi në fund të takimit ekipi i drejtur nga trajneri Eqerem Memushi dhe që sponsorizohet nga bashkiaku Shpëtim Gjika ka arritur të triumfojë me rezultatin 1-0.

Në tribunën VIP të stadiumit "Flamurtari" ka qenë i pranishëm dhe trajneri i kombëtares së Shqipërisë Shqiptare Kuzhe. Ai ka mbetur i kënaqur nga loja e Rozhit, Memës, Zeqirit dhe portierit
Mocka.

Fanellat e Flamurtarit në këtë përballje kanë mbajtur logon e kompanisë së basteve
IP-BET.

Për shkak të temparaturave të larta arbitri kryesor e ka ndërprerë lojën në mesin e cdo pjesë për tju dhënë mundësi lojtarëve që të freskohen


Portieri Mocka mund të quhet heroi i ndeshjes pasi i mohoi kalimin në avantazh miqve duke
i pritur penalltinë e dyshimtë të akorduar nga arbitri kryesor.

Tifozat e Flamurtarit, duke iu referuar emrit te skuadres mike nga Skocia "Motherwell" kishin dale me nje parulle "poetike"  - Mother Well here is your Bad Daddy - Mama e mirë ky eshte babai i keq

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide