Kategoria Superiore/ Bylis-Skenderbeu 1-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 15 Shtator 2012 22:35   Shtyp

Bylis_golSkenderbeu i Mirel Joses eshte ndalur pas dy fitoresh rresht ne trasferten e Bylisit e cila eshte luajtur ne stadiumin “Flamurtari” te Vlores.

Ballshiotet te mbeshtetur e nga tifozeria vendase, vlonjate kane qene me superior se kampionet dhe kane rrezikuar disa here porten e Shehit. Korcaret jane munduar qe me ane te kundersulmit te zene ne befasi mbrojtjen e Bylisit. Minuta e 36-të është më e rrezikshmja për ballshiotët, teksa Idrizi ndërmerr një inkursion personal nga mesi i fushës deri në zonën mike, ku duhej ndërhyrja vendimtare e Gvozdenovic, që ta devijonte topin në këndore. Meto mundohet t’i japë më shumë frymëmarrje e qartësi lojës së Bylisit në mesfushë, i cili fton në të dy krahët e mesfushës mbrojtësit Adigun dhe Bola. Lilaj organizatori i korcareve nuk ka bere asgje ne pjesen e pare duke bere shume te veshtire lidhjen e reparteve me njera-tjetren.

Pjesa e dyte fillon me sulmin e ballshioteve ku Izucuku gjuan bukur me koke, por pa mposhtur dot portierin Shehi i cili ka qene me i miri ne fushe per kampionet. Ne minuten e 50’ Meto ka tronditur traversen e korcareve. Pejic mundohet te vere ne prove portierin Frasheri, por pa arritur ta mposhte ate. Ne minuten e 63’ ne fushe do te shkaktohet nje panike pasi Adigun përpëlitet në fushën e lojës pas një dyluftimi ajror në gjendje të vështirë shëndetësore. Alarm te stafet mjekësore, që i japin ndihmën e shpejtë mbrojtësit me ngjyrë të Bylisit, i cili dërgohet me ambulancë, me urgjencë, drejt spitalit të Vlorës. I ka shokuar ballshiotët ky moment, cka duket edhe në minutën e 70-të në gabimin foshnjarak të mbrojtjes së Bylisit, që përmes një karamboli ia dhuron topin Pejicit, i cili nuk fal dhe shënon. Në minutën e 75-të do të dilte me karton të kuq mbrojtësi Da Silva, i cili ndalon gabimisht shpërthimin e Plakut drejt portës së Frashërit, duke e lënë Bylisin me një lojtar më pak. Ne minuten e 85’ Arifaj shume afer portes se Shehit nuk arrin te barazoj rezultatin. Ne minuten e 90’ Fjodor Xhafa jep nje asis per beratesin kldoian Arberi i cili barazon rezultatin e ngre ne peshe tifozerine ballshiote dhe ate vlonjate. Skenderbeu mban vendin e pare me 7-pike po aq sa ka dhe Tirana, por korcaret kane golavarazh me te mire.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide