Teuta/ Dorëhiqet trajneri Gentian Begeja
nga AlbaniaSoccer   E martë, 22 Janar 2013 12:58   Shtyp

gentian_begejaSuperliga vazhdon të konfirmohet si “gijotina” e trajnerëve. Më i fundit i larguar nga detyra është Gentian Begeja, aventura e të cilit te Teuta zgjati vetëm 10 javë.

Drejtuesi i stolit ka dhënë dorëheqjen edhe pse skuadra është në mesin e fazës përgatitore dhe aktualisht renditet e dyta në kampionat.

Largimi është pranuar nga presidenti Edmond Hasanbelliu, pas përplasjeve që lindën për ndryshimin e orarit të miqësores me Partizanin gjatë javës së kaluar, ndeshje e cila u humb me rezultatin 1-0.

Deri në emërimin e teknikut të ri, skuadra po drejtohet nga sekretari i klubit dhe njëkohësisht përgatitësi atletik, Eduart Salillari dhe nga zv/trajneri Pajaziti.

Begeja bëhet trajneri i 28-të që largohet nga stolat e Superligës, duke llogaritur këtu edhe ata që i kanë drejtuar skuadrat në periudhë tranzitore.

Shifra është alarmante, sepse vetëm pas gjysmës së parë të kampionatit, në futbollin elitar në vend janë larguar mesatarisht dy trajnerë për skuadër.

Të vetmet klube që i kanë qendruar besnike zgjedhjeve të bëra në fillim të sezonit janë Skënderbeu, Besa dhe Kukësi.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide