Kategoria Superiore/ Ndeshja Flamurtari-Bylis, ka qenë apo jo e trukuar ?
nga AlbaniaSoccer   E diel, 17 Shkurt 2013 08:29   Shtyp

Bylis_golKa qenë apo jo e trukuar ndeshja Flamurtari-Bylis? Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nisur shqyrtimin e tij duke kërkuar dokumentacionin zyrtar të treshes së gjyqtarëve të takimit, po ashtu edhe procesverbalin e delegatit dhe vëshguesit të ndeshjes.
Dyshimet ekzistojnë për shkak të mënyrës sesi u zhvillua loja në 10 minutat e fundit, kur Flamurtari shënoi dy gola duke fituar përfundimit 3-0.
Të tre golat në këtë përballje të javës së 14-të të Superligës u shënuan nga sulmuesi Migen Memelli.
Nga ana e Federatës nuk është lëshuar asnjë komunikatë zyrtare, ndërsa Komisioni i Etikës besohet se do të mblidhet javën e ardhshme dhe ndoshta mund të marrë një vendim.
Kohët e fundit në Europë kanë shpërthyer skandale të shumtë lidhur me manipulimin e ndeshjeve dhe sipas raporteve ndërkombëtare ka dyshime edhe për ngjarje të tilla në futbollin shqiptar.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide