Kategoria Superiore/ Disiplina i jep fitoren Skenderbeut dhe i heq tre pike Bylisit
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 28 Shkurt 2013 14:04   Shtyp

fshf_stadiumiNuk ka mirëkuptim. As falje.

Komisioni i Disiplinës ka zbatuar me përpikmëri rregulloren.

Ashtu si pritej, Skënderbeu ka fituar në tavolinë ndeshjen e javës së 16-të të Superligës me Bylisin.

Takimi në Korçë përfundoi në barazim 2-2, por skuadra mallakastriote shkeli rregulloren, duke aktivizuar gjashtë lojtarë të huaj në fushë.

Kodi i Drejtësisë Sportive parashikon që numri maksimal është 5 dhe për këtë arsye, Bylisi e humbet 3-0 ndeshjen, me tri pikët që shkojnë në favor të kampionëve në fuqi.

Me këtë vendim, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 39 pikëve dhe përforëcon kryesimin në kampionat, me 9 pikë më tepër se Teuta.

Humbja në tavolinë nuk ishte masa e vetme kundër Bylisit. Për shkeljen e bërë, klubi është gjobitur me 600 mijë lek të reja, ndërsa ekipit i janë hequr edhe tre pikë në renditje.

Kjo bën që të besuarit e trajnerit Shensoj të rrëshqasin nga vendi i 7-të në të nëntin dhe tani kanë 20 pikë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide