Kategoria Superiore/ Vllaznia fitoi 3-1 në Fier ndaj Apolonisë
nga AlbaniaSoccer   E martë, 05 Mars 2013 15:21   Shtyp

Vllaznia_festPas Skënderbeut dhe Flamurtarit ja ku kemi edhe dy skuadra udhëtuese që ia dolën të fitonin në javën e 17-të të Superligës.

Këto janë Vllaznia dhe Kastrioti që triumfuan, përkatësisht 3-1 ndaj Apolonisë dhe 2-1 ndaj Tomorit.

Shkodranët e trajnerit Artan Bushati vuajtën deri në 20 minutat e fundit të përballjes duke mos gjetur golin, në një fushë në kushte tepër të vështira dhe në një stadium me pak tifozë në Fier.

Hajdari ia doli të kalonte të tijtë në epërsi, por vetëm pak minuta më vonë, një 11-metërsh i dyshimtë i dha mundësi Ribajt të barazonte për Apoloninë. Gjithsesi, kuqeblutë nuk deshën të humbisnin fitoren që i lejon të synojnë Europën.

Menjëherë kapiteni Smajli shënoi golin e dytë.

Por, suksesi nuk ishte i garantuar derisa një tjetër i ri, Rexha, shënoi edhe golin e tretë në sekondat përmbyllëse të ndeshjes.

Në Berat, Tomori kaloi i pari në epërsi ndaj Kastriotit me anë të Xhejmsit, por Fataki barazoi para pushimit. Në fund, krutanët morën 3 pikët me golin e Tanushit.

Pas këtyre ndeshjeve, Vllaznia ka 26 pikë, duke qenë e 6-ta, një pikë pas Kukësit, ndërsa Kastrioti ka 25. Për Tomorin dhe Apoloninë ka gjithnjë e më pak shanse për të qendruar në Superligë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide