Kategoria Superiore/ Tirana – Skënderbeu 1-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 07 Prill 2013 21:49   Shtyp
Tirana-SkenderbeuTirana ka fituar në kryeqytet me Skënderbeun falë një super goli të shënuar nga Gilman Lika. Shkodrani që tani mban dhe shiritin e kapitenit te bardheblutë ka ekzekutuar mjeshtërisht nga 25 metra një goditje dënimi për ti dhënë një shuplakë të fortë kampionëve që kishin udhëtuar nga Korça për të festuar simbolikisht titullin me Tiranën. Ndeshja ka qenë e luftuar por më tepër raste kanë patur bardheblutë që prej disa javësh po luajnë me disa futbollistë të rinj në moshë, por sërish diçka e tillë nuk po i prish planet trajnerit Nevil Dede. Skënderbeu në krahun tjetër ka treguar pak dëshirë për ta fituar këtë ndeshje dhe deri në fund edhe pse ka provuar nuk ka patur forcën e duhur për të marrë pikë ndaj Tiranës. Atmosfera në “Qemal Stafa” ka qenë mjaft e bukur por forcat e rendit kanë ndërhyrë për të prishur gjithçka pas dhunës së ushtruar ndaj tifozëve bardheblu. Me këtë fitore Tirana i afrohet Kukësit dhe Teutës, por sërish ka përpara tre ekipe dhe lufta për një vënd në Europë do të jetë e ashpër.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide