Tirana/ Klodian Duro heq dore nga futbolli
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 27 Prill 2013 10:50   Shtyp
klodian__duroMesfushori mirenjohur Klodian Duro ka hequr dore nga futbolli. I pakenaqur me menyren se si Tirana e ka trajtuar 35 vjecari ka vendosur te mos prese fundin e sezonit per te varur kepucet ne gozhde. Duro ka prishur kontraten me Tiranen dhe i eshte dedikuar pushimeve te parakohshme. Prej disa muajsh nuk po luante per bardheblute dhe nervat i jane sosur dhe ne fund ka vendosur ta mbylle sezonin. Tani Duro do ti dedikohet trajningut pasi ka nisur te ndjeke kursin per te marre licensen e trajnerit. 35 vjecari eshte nje nga emrat me te njohur per dy dekadat e fundit ne futbollin shqiptar pasi jo vetem qe ka fituar shume trofe por ka luajtur ne shume takime me skuadren kombetare duke qene nje nga lojtaret stabel per kuqezinjte.
komente