Champions League/ Skënderbeu do të përballet me Neftçi-n
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 24 Qershor 2013 21:37   Shtyp

skenderbeu kampionNë Nion të Zvicrës është hedhur shorti i raundit të dytë paraeliminator për Ligën e Kampioneve 2013-2014 dhe Skënderbeu do të ndeshet me azerët e Neftçi.Kampionët në fuqi të Shqipërisë do të luajnë ndeshjen e parë në transfertë më datë 16 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 23 korrik.Shorti për ekipin korçar mund të konsiderohet i pranueshëm duke marrë parasysh se mund të përballeshin edhe me emra si Celtic, Steaua Bukuresht, Dinamo Zagreb apo BATE Borisov. Neftçi është skuadra e kryeqytetit të Azerbajxhanit dhe më e suksesshmja e këtij vendi me 8 tituj kampion dhe 5 kupa kombëtare. Në Europë ky ekip ka arritur të hyjë në fazën e grupeve të Europa League në sezonin 2012-2013 pasi mundi APOEL-in e Qipros 4-2 në play-off.Një short favorizues rezultoi ai edhe për tre përfaqësueset tona në Europa League. Kështu, Laçi ka një përballje të thjeshtë në letër ndaj Diferdanzhit luksemburgas, Kukësi sfidon estonezët e Florës së Tallinit e Teuta përballet me Dacian moldave, duke pasur secila prej tre përfaqësuesve tona në Europa League, të paktën hipotetikisht, shanse të mira për të kaluar përtej turit të parë.Ndeshjet e turit të dytë kualifikues të Champions, ku luan Skëndërbeu, zhvillohen në datat 17 dhe 24 korrik, ndërsa ekipet tona në Europa League luajne në 4 dhe 11 korrik. Mes katër përfaqësueseve tona, Teuta dhe Laçi luajnë ndeshjet e para në fushën e tyre.

Ja të gjitha çiftet e tjera të Champions League:Raundi i parë paraeliminator:
FC Shirak (Armeni) - Tre Penne (San Marino)
FC Lusitans (Andorra) - EB/Streymur (Ishujt Faroe)

Raundi i dytë paraeliminator
Neftçi PFK (Azerbajxhan) - Skënderbeu (Shqipëri)
Steaua Bucarest (Rumani) - FK Vardar (Maqedoni)
Viktoria Plzen (Ceki) - Zeljeznicar (Bosnje)
FC Sheriff (Moldavi) - Sutjeska (Mali i Zi)
Birkirkara (Maltë) - Maribor (Slloveni)
Sligo Rovers (Irlandë) - Molde (Norvegji)
Elfsborg (Suedi) - Daugava Daugavpils (Letoni)
HJK Helsinki (Finlandë) - Nomme Kalju (Estoni)
Ekranas (Lituani) - Hafnarfjördur (Islandë)
Neë Saints (Uells) - Legia Varsovia (Poloni)
Celtic (Skoci) - Cliftonville (Irlandë e Veriut)
Dinamo Zagreb (Kroaci) - Fola Esch (Luksemburg)
Gyori ETO (Hungari) - Maccabi Tel-Aviv (ISR)
BATE (Bjellorusi) - Shakhter Karagandy (Kazakistan)
Fituesi i ndeshjes së parë të raundit 1 - Partizan (Serbi)
S. Bratislava (Sllovaki) - L. Razgrad (Bullgari)
D. Tbilisi (Gjeorgji) - Fituesi i ndeshjes së parë të raundit 2

 

 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide