Champions League/ Skënderbeu – Neftçi 1-0
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 24 Korrik 2013 05:01   Shtyp

skenderbeu goolSkënderbeu ka mundur të realizoj një kualifikim historik. Katër minuta para se të përfundonte shtesa e dytë, Nuredin Orelesi ka dërguar topin në rrjetë duke shkarkuar një goditje nga 20 metra. Kaq ka mjaftuar për të mundur skuadrën e Neftçit dhe ngritur në këmbë jo vetëm tifozët e Skënderbeut por të gjithë Shqipërinë. Skënderbeu ja ka dalë me sukses të kualikohet në raundin e tretë të Champions Leagues dhe kjo falë një skuadre të vendosur mjaft mirë nga Mirel JOsa në fushë dhe falë lojtarëve të disiplinuar taktikisht. Skënderbeu ja doli të kalonte në shtëpi azerët e milionave, të deklaratave bombastike dhe të eksperiencës europiane. Nga kapiten Shkëmbi, tek portiere Shehi, Orelesi, Lilaj apo dhe të tjerët, bënë dy ndeshje të mëdha, dhe pas tre vitesh, në tentativën e tretë, Skënderbeu ja doli ta kthente futbollin në festë dhe tani në Korcë kanë arsye të krenohen me skuadrën e zemrës.

Skënderbeu – Neftçi 1-0 kliko-video goli i Nuredin Orelesit

 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide