Kategoria Superiore/ Partizani – Bylis 2-2
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 18 Shtator 2013 15:39   Shtyp

partizani-bylis-1-1-karapici-shenon-frediNje ndeshje emocionuese ne Qemal Stafa dhe ne fund Partizani dhe Bylis kane marre vetem nga nje pike. Dy gola te shpejte nga miqte kane lene te shtangur vendasit. Fillimisht ka shenuar Meto ne minuten e 10 dhe me pas ka qene serish ai qe ka realizuar nje gol te dyshimte pas nje goditje denimi ku topi ra mbi vijen fatale. Partizani nuk eshte dorezuar dhe pas disavantazhit 0-2 e gjithe skuadra eshte hedhur ne sulm per te tentuar permbysjen. Goli i pare eshte shenuar pak para se te mbyllej pjesa e pare fale nje autogoli nga Gerxho dhe kjo i ka dhene shprese skuadres se kuqe dhe tifozeve ne shkallet e stadiumit. Ne pjesen e dyte emocionet do te behen me te medha me Partizanin qe kerkon dhe e gjen barazimin me ane te nigerianit Sodje ne minuten e 50. Bylis nis te mendoje te ruaje barazimin dhe ndeshja behet e luftuar ne mesfushe. Shume vonesa, shume kartona dhe atmosfere e nxehte ne tribuna. Maliqi del me karton te kuq dhe Partizanit i nderlikohet jeta. Per 20 minuta Partizani vuan dhe provon por deri ne fund te kohes shtese rezultati nuk ndryshon.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide