Kategoria Superiore/ Kastrioti-Kukësi 0-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 28 Shtator 2013 19:45   Shtyp

kukesi gjobaaaSkuadra kukesiane ka marre nje fitore me shume rendesi, ne transferten e veshtire te Krujes, ndaj Kastriotit vendas. Ka qene nje ndeshje me nivel mesatar, ku loja është përëndruar me teper ne sektorët e mesfushës. Goli i vetëm i ndeshjes ka ardhur në dhjete minutëshin e fundit të ndeshjes, me autor kryeqyetasin Allmuca i cili ka ditur te finalizoj me sukses nje pasim te saktë të Cikalleshit në krahun e djathte te sulmit. Vëndasit kanë patur dy tre mundesi për të shënuar por mbrojtja mike ka qenë në lartësinë e duhur. Fitorja e arritur, është konsideruar mjaft e rëdësihme për drejtuest kukesian, të cilët janë optimist, për te ardhmen e skuadres se tyre, duke filluar te mendojne per ndeshjen e rradhës që do ta luajnë po në fushë asnjanëse. Trajneri kukesian Cungu pavarësisht fitores nuk ishte i kënaqur me lojën e skuadrës së tyre. Kukesi javën e ardhëshmë do të ndeshet me Partizanin. Ndeshja e sotme u ndoq nga nje numër i pakët sportdashësish

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide