Kategoria Superiore/ Kukesi -Partizani 0-1
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 02 Tetor 2013 18:57   Shtyp

Kukesi-Partizani-ndeshje-miqesoreKa qene nje ndeshje luftarake, ajo e zhvilluar qytetin e Krujes, midis Kukesit- Partizanit. Te dy skuadrat u ballafaquan per te paren here ne historine tyre me njera tjetren. Skuadra e kuksiane ka qene vendase, ku per shkak te pezullimit prej kater ndeshjesh, detyrohet ti zhvilloje ndeshjet jashte fushes se saj. Ndeshja nis e shpejte. Kuksianet kerkojne te marrin frenat e lojes ne dore, por te kuqte tregohen te organizuar ne repartin e mbrojtjes. Duhet pranuar se pervec paraqitjes se mire te mbrotjes, nje figure te mire ka bere dhe portieri mik, Hoxha i cili ka shpetuar porten nga disa gola te sigurte. Formacioni kuksian ne minuten e 53' pretendoi per nje 11 metersh, per pengim brenda zone, por qe per gjyqtarin Jorgji gjithcka ishte e rregullt. Nuk kane munguar as kartonet e kuq ku u denua kuksiani Ervis Koci. Atehere kur pritej shenimi i golit te verioreve, te kuqte kalojne ne avantazh me ane te Thanes i cili arriti te shfrytezoje nje kros te sakte te dhene nga goditja e kendit e Hyshmerit. Goditja e tij ishte e sakte duke i dhuruar skuadres se tij nje tre pikesh te rendesishem. Per Partizanin kjo ishte fitorja e dyte ne Kruje.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide