Partizani/ “Guerrilasit” skuqin Kryeqytetin!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 13 Tetor 2013 05:23   Shtyp

Në prag të ndeshjes Partizani-Tirana nuk kane munguar dhe trazirat midis te dy tifozerive, me shume perpara fillimit te takimit por edhe pas perfundimit te “Derbi”-t. Ne rruget e kryeqytetit dhe sidomos ne ato kryesore qe bejne lidhjen me Stadiumin Kombetar “Qemal Stafa” shume tifoza te grupit “Guerrils” jane ngacmuar me nje pjese te grupimit ‘Fanatics, simpatizuasit e Tiranes. Gjate mosmarreveshjeve midis dy grupimeve ka patur edhe disa te arrestuar qe jane transportuar ne komisariatin e policise.

Nderkohe, gjate ndeshjes, policia kishte marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e takimit pa incidente, duke ndarë grupimet e tifozëve në dy anët e tribunës përballë në stadium. Ndonese tifozet priten per shume kohe perppara ndeshjes per te hyre ne Stadiumit, një numër i madh tifozash “Guerrils” ishin sistemuar ne 2/3 e tribunes karshi, per shkak edhe te numrit te madh te simpatizuesave te ardhur nga Kosova, ndersa “Fanatics” ishin ne kornen veri-lindore te Stadiumit. Rreshta te policise i kishin ndare te dy tifozerite nga njeri-tjetri


Pas perfundimit te ndeshjes, tifozat e Partizanit nuk kane harruar te festojne neper rruget e Tiranes duke i dhene nje sfond ngjyre te kuqe rrugeve kryesore te kryeqytetit

komente