Kategoria Superiore/ Vllaznia – Bylis 1-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 03 Nentor 2013 17:22   Shtyp

vllaznia-bylisVllaznia ka rikthyer tifozet ne Shkoder por jo fitoren me ta ne stadium. Kuqeblute kane barazuar ne fund nje ndeshje qe mund ta kishin fituar miqte nga Ballshi. Shume raste te humbura, shume ritem i larte dhe nje takim spektakolar, nder me te bukurit e ketij sezoni. Vllaznia i eshte falur kokes se kroatit Bushic qe ka barazuar ne minuten e 79 super golin e realizuar nga Bekim Kuli pese minuta me pare. Te dyja ekipet marre nga nje pike qe pak u sherben per objektivat dhe pozitat ne tabelen e klasifikimit. Vllaznia ka provuar deri ne minuten e peste shtese te gjente golin e fitores por Bylis ka rezistuar me shume veshtiresi dhe ne fund ka dale me nje pike nga Loro Borici.

komente