Kategoria Superiore/ Ndalen Teuta e Skenderbeu, fiton Kukesi
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 23 Nentor 2013 15:11   Shtyp

top ne porteFaza e dyte e Kategorise Superiore ka nisur me disa rezultate surprize. Skenderbeu dhe Teuta nuk kane fituar dot ne transferte duke u ndalur ne barazim, ndryshe ka bere ekipi i Kukesit qe ka mundur me veshtiresi skuadren e Lushnjes ne shtepi. Ne Ballsh, kater gola u shenuan qe ne pjesen e pare dhe pas tyre nuk ndodhi me asgje per te ndryshuar fatin e ketij takimi qe eshte mbyllur ne barazim 2-2. Xhafaj ka shenuar i pari qe ne minuten e 15’ por pese minuta me pas ka barazuar Bekim Kuli. Teuta ka shenuar serish me ane te Dostit ne minuten e 34’ por serish Bylis eshte kunderpergjigjur me ane te Kulit qe ka barazuar shifrat ne minuten e 38’. Ne pjesen e dyte te dy skuadrat kane provuar por nuk ja kane dale te ndryshojne rezultatin. Ne Kavaje, Skenderbeu ka barazuar ne fund ndeshjen qe Besa mund ta kishte fituar. I pari ka shenuar Fatjon Sefa ne minuten e 44 ndersa ne fundin e pjeses se dyte Shkembi ka barazuar rezultatin me nje goditje denimi. Kampionet nuk kane marre dot me shume se nje pike ne transferte ndersa per kavajasit eshte nje rezultat mjaft I mire duke pare se perballe kujt luanin. Ne Kukes, vendasit kane mundur Lushnjen me nje gol te shenuar nga Dritan Smajli. Mbrojtesi i ka dhene zgjidhje ndeshjes qe mund te mbaronte edhe barazim pasi lagunaret po mbaheshin mjaft mire. Ne minuten e 70’ rezultati u zhbllokua nga Kukesi dhe me pas nuk ndryshoi me deri ne fund. Vendasit moren nje tre pikesh qe i afron me skuadrat e kreut dhe tani kane me teper oreks per titullin

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide