Gjermania/ Bunjaku shenon serish
nga AlbaniaSoccer   E premte, 30 Nentor 2012 08:25   Shtyp

albert_bunjaku_nurenbergSulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, ka vazhduar me shënimin e golave në kategorinë e dytë gjermane

Ai të martën mbrëma shënoi golin e vetëm për Kaiserslauternin që barazoi 1:1 në shtëpi me Jahn Regensburgun. Ndeshja i takonte javës së 16-të të Bundesliga 2. Bunjaku këtë edicion ka shënuar tetë gola e ka asistuar katër herë.

‘Kemi pasur mundësi të fitojmë, por nuk shfrytëzuam rastet. Për këtë duhet të jemi të kënaqur me një pikë. Tani na mbetet që në ndeshjen e ardhshme të kompensojmë pikët e humbura’, ka thënë Bunjaku për sajtin zyrtar të klubit.


Në Bundesliga 2 ka shënuar edhe Edmond Kapllani. Skuadra e tij fitoi 3:1 kundër Bochumit.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide