Itali/ Samir Ujkani drejt Chievos
nga AlbaniaSoccer   E martë, 25 Dhjetor 2012 21:54   Shtyp

sajmir_ujkani_novaraE ardhmja e portierit te kombetares Shqipetare duket larg Palermos.

Paraqitjet jo bindëse, gabimet e shumta në këtë pjesë të parë të sezonit po konkretizojnë hipotezën e largimit të Samir Ujkanit nga Siçilia.

Por, ai do të vazhdojë të luajë në Serinë A italiane. Këtë herë në një piacë më pak prestigjoze.

Së fundmi në Itali po diskutohet për kalimin e portierit shqiptar te Chievo, prej merkatos se janarit.

Në Palermo po mendojnë shkëmbimin e Ujkanit me portierin e veronezëve, Sorrentino.

Drejtuesit e klubit kërkojnë të qetësojnë situatën. Sipas tyre, nuk ka dyshime që kuqeziu do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës.

Tani duhet pritur deri në fund të janarit për të mësuar nëse Ujkani do të ketë edhe një shans, apo do ti duhet të nisë një tjetër aventurë.

komente