Në fokus/ Guardiola stërvitje të lehtë për agjëruesit Shaqiri dhe Ribery
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 13 Korrik 2013 18:37   Shtyp

XHerdan SHAQIRIPep Guardiola ka trajtim ndryshe për Xherdan Shaqirin dhe Frank Riberyn në seancat stërvitëse. Sipas një media gjermane, trajneri spanjoll e ka parasysh se Ribery dhe Shaqiri janë duke e agjëruar Ramazanin dhe se për ta ka kërkuar ushtrime më të lehta.

Vetëm pjesët taktike të stërvitjeve janë duke vlejtur për Shaqirin dhe Riberyn, ndërsa fitnesi dhe pjesa e ushtrimeve fizike janë më të rezervuara për ta.

Guardiola këtë praktikë ndaj lojtarëve që agjërojnë e kishte përdorur edhe te Barcelona kur Seydou, Keita dhe Eric Abidal shpesh herë u jepte pushim për shkak të muajit të Ramazanit.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide