Në fokus/ Xherdan Shaqiri : Neymar nuk krahasohet me Messin
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 27 Korrik 2013 08:48   Shtyp

XHerdan SHAQIRIXherdan Shaqiri ka folur për transferimin e Neymarit te Barcelona. Mesfushori gjilanas mendon se braziliani nuk mund të krahasohet me yllin argjentinas Lionel Messi.Këto komente futbollisti i Bayern Munchenit i ka bërë gjatë pjesës së tretë dhe të fundit, të intervistës dhënë tabloidit të njohur zviceran."Neymar është një lojtar i ri i cili ende mund të përmirësohet. Nuk mund të krahasohet ai me Messin", ka deklaruar kosovari me pasaportë zvicerane.Shaqiri, në muajin gusht do të përballet me Neymarin në ndeshjen miqësore që Zvicra do ta zhvilloj kundër Brazilit.Në pjesë e tretë të intervistës, Shaqiri ka folur për pushimet e kaluara në Ibiza, dhe për dëshirën që të jetë pjesë e kampionatit Botëror "Brazili 2014", me përfaqësuesen e Zvicrës.Ai gjithashtu ka thënë se nuk do ta harroj asnjëherë kampionatin Botëror të vitit 2010, i cili u mbajt në Afrikën e Jugut, e ku Shaqiri ishte pjesë e Helvetikëve kur ishte vetëm 18 vjet.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide