| Lamtumire Brian!!! | ||||
|
|
Ai ka thënë : “Për mua është sikur të kem humbur një djalëâ€. I pranishëm ka qenë dhe ambasadori Shqiptar në Itali Z.Kola. Nuk mund të mungonte futbollisti i Kievos dhe i kombëtares Shqiptare Erion Bogdani i cili ka deklaruar se : “Golin e realizuar ndaj Xhenoas ja kam dedikuar Brianit të cilin e kam njohur kur unë isha në kombëtare dhe ai në kombëtaren U-21â€. Prifti Umberto Paganelli, i cili e kishte pagëzuar Brianin ka thënë meshën me gjysmë zëri i shkatarruar nga dhëmbja. Fjalët e tij kanë mallëngjyer të gjithë të pranishmit. “Ne të gjithë Brian të kujtojmë me atë të qenurit tënd të pastër dhe të bukur, ishe një djalë i shkëlqyer e kishe marrë jetën me impenjim dhe për  këtë ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar për të cuar përpara mësimin dhe mesazhin tënd. Zot jepi rininë e përjetshme dhe na mbro të gjithëve me embëlsinë që Briani na dhuroi, me shpresën dhe vitalitetin e tijâ€. Asnjë lojtar nuk ka pasur fuqinë të flasës, por e ka bërë kryebashkiaku i Cervias Roberto Zoffoli i cili tha : “ Boshllëku që do lesh tek Ravena Calcio është i madhë, por do të jetë më i madh ai që ke lënë tek Cervia qytet i cili të rriti. Ti dije se si ti bëje njerzit të të donin. Ishe simpatik, spontan, i dashur dhe ishe shumë i lidhur me qytetin. Mblidhemi rreth familjes tënde dhe të përshëndesim me shumë dashuri. Nuk do të harrojmë kurrëâ€. Arkivoli me trupin e pajetë të Brian-it sonte do të qëndrojë në morgun e Cervias dhe nesër do të niset për në Shqipëri për tu varrosur.
Kel Naraci
Set as favorite
Bookmark
Email this
Hits: 2975 Comments (0)Subscribe to this comment's feedWrite comment |




