Miqësore/ Në qershor mund të luhet Kosovë – Argjentinë
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 15 Prill 2013 21:04   Shtyp
kosovaMediat kosovare kanë raportuar një lajm sensacional. Argjentina mund të jetë kundërshtari i afërt për Kombëtaren e Kosovës në një ndeshje miqësore që mund të luhet në muajin qershor. Vendimi përfundimtar do të jetë nga FIFA gjatë muajit maj, kur do të mbahet dhe kongresi i rradhës. Gjatë kësaj periudhe, presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter do të ketë bisedime me palën serbe të futbollit, pasi është autorizuar që vet kreu i futbollit botëror ta zgjidh këtë çështje. Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve, skuadra e Albert Bunjakut do ta ketë përballë Lionel Messin me shokë.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide