Zyrtare/ Nebi Mustafi lojtar i Drites
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 22 Gusht 2012 09:10   Shtyp

ball_goalNebi Mustafi eshte zyrtarisht lojtar i Drites pasi ka firmosur kontratë një vjeçare me kete skuader.  Ish-kapiteni i Shkëndijës dhe drejtuesit e Dritës kanë gjetur gjuhë të përbashkët rreth kushteve të bashkëpunimit, kështu që Mustafi menjëherë i bashkohet skuadrës së tij të re në seancat stërvitore.

Mesfushori me përvojë pritet të jetë një përforcim i madh për Dritën, pasi eksperienca e tij do të jetë e mirëseardhur për futbollistët e rinjë.

“Mund të konfirmoj se prej sot jam futbollist i ri i Dritës. Kemi arritur marrëveshje për bashkëpunim një vjeçar dhe shpresoj që gjërat të rrjedhin mirë. Drita është skuadër e re në këtë kategori, por njëkohësisht ambicioze. Besoj në suksese dhe në realizim të objektivave të drejtuesve”, deklaroi futbollisti i ri i Dritës, Nebi Mustafi, i cili te skuadra bogovinase do të bashkohet me shokën e tij të mirë dhe ish-bashkëlojtar nga rradhët e Shkëndijës, Ardian Nuhiun.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide