Drita fiton derbin ndaj Teteksit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 01 Shtator 2012 07:02   Shtyp

ball_goalSkuadra debutuese në ligën e parë të futbollit në Maqedoni, Drita nga Bogovina ka arritur të mund skuadrën e Teteksit me rezultat 2-1 si mysafir në stadiumin e qytetit të Tetovës.

Kjo ndeshje përmbylli edhe javen e katër. Drita me golat e shënuar nga Miftari dhe Ramadani, që në pjesën e parë vulosi fitoren në këtë përballje. Fitorja e Dritës ndaj Teteksit, bën që kjo e fundit të vazhdoj kampionatin pa asnjë pikë të fituar në katër javet e para.

Drita me këtë fitore është në kuotën e 7-pikëve dhe renditet ne vendin e trete, ndërsa skuadra e Teteks bashk me skuadrën e Sileks janë skuadrat e vetme pa asnjë pik të fituar deri tani.

Skuadra e Teteks nuk kishte kapacitetin dhe fuqinë e duhur për tu kthyer në këtë ndeshje, edhe pse vetëm 14-minuta pas fillimit të pjesës së dytë ngushtuan diferencën, goli u shënua nga Mrakic, por nuk arritën deri tek një gol i dytë për të barazuar ndeshjen.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide