Ne fokus/ Tifozët maqedonas rrahin tre shqiptar, mes tyre një vajzë 15 vjeçare
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 10 Dhjetor 2012 07:14   Shtyp

dhuna-stadiumIncident i rëndë ka ndodhur në lagjen Gjorçe Petrov pas mbarimit të ndeshjes Teteks-Shkendija. Huliganët maqedonas, të cilët ndërprenë ndeshjen duke hyrë në fushë dhe duke sulmuar lojtarët tetovar, pas ndërprerjes së ndeshjes kanë sulmuar tre shqiptarë në autobusin numër 2 afër stacionin policor në lagjen Gjorçe Petrov.

Tifozët maqedonas kanë sulmuar dy të moshuar dhe një vajzë 15 vjeçare, duke i rrahur brutalisht, ndërsa në një moment i kanë kërcënuar edhe me thikë. Njëri nga të rrahurit, Haxhi Musa dëshmon se një prej huliganëve ka nxjerrë thikë duke dashur të sulmon vajzën 15 vjeçare, por ka qenë ai që e ka shpëtuar, pas ç’ka edhe vetë i është nënshtruar maltretimit.

“Unë kam qenë me një shok, ai ka qenë me gjith mbesën e tij. Sikur ishim në autobus, filluan të vrapojnë të gjithë ata, 300 veta, goditshin me shqelma autobusin dhe filluan të bërtasin ‘Për shqiptarët vetëm dhomë gazi’, pastaj hypën në autobus dhe nxorrën thikë, por shyqyr që nuk e pa thikën se kishte marrë ndonjë infrakt. Unë e mbrojta atë, dhe pastaj na kanë rrahur shumë që të treve. Mos të kishin qenë policët shqiptar ne do të ishim të vdekur” – thotë Haxhi Musa për mediat shqiptare ne maqedoni.

Pas incidentit që të tre janë drejtuar për ndihmë në spital. Nga policia thonë se akoma nuk kanë informata për incidentin në fjalë, edhe pse sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë ekipe policore.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide