Kupa e Maqedonise/ Shkëndija kualifikohet në 1/8 e finales të Kupës
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 22 Gusht 2012 15:59   Shtyp

shkendijaSkuadra e Plaçkovicës ka njoftuar FFM-në se nuk ka mundësi të sigurojë terren i cili përmbush kriteret e vendosura nga FFM-ja për zhvillimin e ndeshjeve të 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë.

Me këtë edhe ndeshja e kësaj skuadre me Shkëndijën e Tetovës nuk do të zhvillohet. Në bazë të rregulloreve ndeshja Plaçkovica – Shkëndija regjistrohet me rezultatin zyrtar 3-0 në favor të tetovarëve.

Me këtë Shkëndija ka siguruar kualifikimin në mesin e 16-skuadrave më të mira. FFM-ja, në bazë të rregulloreve për gara në Kupën e Maqedonisë, sivjet kishte rritur kriteret e saja dhe skuadrat për të bërë gara në 1/16 e finales duhej të luanin në një fushë e cila plotëson kushte për garim në Ligën e Parë dhe atë të Dytë të Maqedonisë në futboll.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide