HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Australi/ Besart Berisha nuk ndalet se shenuari, por De Biazi nuk e fton ne kombetare!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 19 Shkurt 2012 12:18   pdfShtypEmail

besart-berishaBesart Berisha ka realizuar një dy golesh ndaj rivaleve të Melburn Victory në kampionatin australian, duke i dhënë fitoren 3-2 ekipit të tij Brisbane Roar.

Ish sulmuesi i kombetares Shqipetare arriti të eklipsonte ish-yllin e Liverpulit Herri Kjuell, duke u shfaqur edhe njëherë hero përballë 18,523 tifozëve në “Suncorp Stadium”.

Ai shënoi golin e parë pas vetëm 43-sekondash, duke e bërë gjithçka më të lehtë për Brisbane. Në minutën e 10-të, Kjuell barazoi shifrat në 1-1, por ishte sërish Berisha që realizoi golin e avantazhit 2-1 në minutën e 32-të. Brisbane e çoi rezultatin në 3-1 përpara pushimit, ndërsa në pjesën e dytë, sërish Kjuell shkurtoi shifrat.

Dopieta e djeshme e ka futur në histori Besart Berishën. Ai arriti kuotën e 14-golave këtë sezon, një rekord për klubin e Brisbane Roar. Vetëm 3-ditë pasi rinovoi kontratën, ai është konfirmuar si idhulli i ri i tifozerisë.

E megjithatë, Berisha nuk do të jetë sërish në kombëtare për ndeshjen miqësore ndaj Gjeorgjisë, ndonëse për momentin është sulmuesi më në formë i Shqipërisë. Burime zyrtare nga FSHF bëjnë ditur se ai nuk është thirrur për shkak edhe të largësisë së.të  Australisë, pasi ndeshja me Gjeorgjinë luhet të mërkurën, më 29-shkurt.

busy
komente