U-19/ Kampionati Europian, Shqipëria kundër Greqisë
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 06 Dhjetor 2012 16:17   Shtyp

u-19_shqiperiPërfaqësuesja U-19 e drejtuar nga Foto Strakosha ka njohur kundërshtarët e ndeshjeve kualifikuese të Europianit 2013-2014 të kësaj grupmoshe.

Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s e ka vendosur Shqipërinë në Grupin 6. Si kundërshtarë të “kuqezinjve të vegjël” janë Greqia, nënkampione e Europës në fuqi, Sllovakia dhe Bullgaria.


Goglat nuk janë treguar aspak bujare me Under-19, që gjithsesi tregoi kualitet në eliminatoret e këtij edicioni. Në turneun e zhvilluar në Vlorë dhe Fier, përballë kundërshtarëve si Italia apo Belgjika, Shqipëria dha sinjale pozitive në fushë.


Ndeshjet kualifikuese të edicionit 2013-2014 të Europianit do të zhvillohen në Bullgari nga 12 deri më 17 nëntor të vitit 2013.


Dy ekipet e para secilin nga 13 grupet dhe e treta më e mirë e aktivitetit do të kualifikohen për në raundin elitë. Më tej, aty do të përcaktohen shtatë skuadrat që do ti bashkohen Hungarisë në fazën finale.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide