Akomodohet "Shpresa", fillon stervitjet
nga AlbaniaSoccer   E martë, 01 Shtator 2009 11:30   Shtyp

shpresat_1Skuadra e Shpresave është  grumbulluar në rezidencën e saj të përheshme në hotel “Leonardo”  në qytetin e Durrësit. Në dispozicion të trajnerit Bushati kanë qenë të gjithe fubollistët me përjashtim të sulmuesit Ahmet Jonuzi i cili do ti bashkohet skuadrës ditën e nesërme. Paradite skuadra Shpresa ka udhëtuar drejt qytetit të Kavajës  në stadiumin e të cilit është zhvilluar seanca stërvitore e paradites. Ajo ka filluar në orën 9:30’ dhe ka përfunduar në orën 10:45’. Stërvitjen e pasdites trajneri Bushati ka preferuar  ta zhvilloi në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Në të dy seancat stërvitore trajneri ka punuar me vendosjen taktike të skuadrës në fushë si dhe me gjuajtje drejt portës.

Klevis Bejkolli

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide