Albaniasoccer / Armando Sadiku "Topi i Artë 2011"!
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 31 Dhjetor 2011 16:56   Shtyp

armando_SadikuAlbaniasoccer dhe stafi, ne anketën tradicionale te përvitshme kane shpallur si "Futbollistin me te mire per vitin 2011", sulmuesin e kombëtares U-21 dhe Armando Sadiku. Kete vit eshte shpallur fitues Hamdi Salihi, sulmuesi i kombetares se Shqiperise dhe skuadres se FC Locarno.

Armando Sadiku, gjate vitit 2011, ka zhvilluar 26 ndeshje me skuadren e tij FC Locarno ne Challenge League – Zvicër, eshte aktivizuar ne te peste takimet qe skuadra kombetare e U-21 ka zhvilluar gjate eliminatoreve te Euro 2013.

Sulmuesi shqiptar iu bashkua skuadres FC Locarno ne pjesen e dyte te sezonit Zviceran dhe beri debutimin e tij me 13 Mars 2011, ne humbjen qe Locarno pesoi me Schaffhausen 1-2 ne fushen e kesaj te fundit. Sadiku luajti si titullar per 80 minuta. Ne 12 ndeshjet e mbetura qe ai u aktivizua me FC Locarno gjate sezonit  te kaluar, Sadiku realizoi 9 gola.

Gjate fazes se pare te sezonit te ri 2011-12, Armando Sadiku ka realizuar 10 gola ne 14 ndeshjet e aktivizuara, te gjitha si titullar. Ai aktualisht renditet i treti ne listen e shenuesave me te mire te Challenge League.

Me skuadren e Shqiperise U-21, sulmuesi Elbasanas ka luajtur ne te peste takimet eliminatore per Euro 2013, tre prej tyre si titullar dhe ka shenuar 6 gola. Tre dygolesha ndaj Portugalise, Polonise dhe Moldavise.

Sadiku e fiton per here te pare kete trofe dhe eshte futbollisti i gjashte qe e ka fituar anketen e organizuar nga Albaniasoccer. Lorik Cana eshte i vetmi futbollist qe e ka fituar dy here.

Lista e Fituesave nder vite:

2005 - Erjon Bogdani

2006 - Lorik Cana

2007 - Ervin Skela

2008 - Arjan Beqaj

2009 - Lorik Cana

2010 - Hamdi Salihi

2011 – Armando Sadiku

Albaniasoccer

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide