U-21/ Trajneri Gega zbulon skuadrën për miqësoren e 6 shkurtit
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 31 Janar 2013 19:36   Shtyp

skender_gega_trajner_u21Për ndeshjen testuese në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Europianit 2015 të kësaj moshe, trajneri Skënder Gega ka grumbulluar 20 lojtarë në skuadër.

Spikat fakti që nga i gjithë kontingjenti, vetëm Batha luan në Shqipëri, me ekipin e Besës.

Të gjithë futbollistët e tjerë aktivizohen në liga të ndryshme europiane, mes të cilave Itali, Gjermani apo edhe Zvicër.

Në skuadër janë grumbulluar për herë të parë 12 lojtarë që pritet të debutojnë me fanellën kuqezi.

Mes tyre është edhe talenti i Juventusit, Elvis Kabashi, i cili së fundmi është përfolur edhe si kandidat për një vend në Kombëtaren e De Biasit.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide