U-21/ Gega, optimist për eleminatoret e kampionatit të ardhshëm europian
nga AlbaniaSoccer   E martë, 05 Shkurt 2013 17:49   Shtyp

skender_gega_trajner_u21Ëndrra është e madhe që të kthehemi edhe një herë atje ku ishim. Ekipi përfaqësues i 21-vjeçarëve mësoi shortin e kampionatit europian të vitit 2015, ndërsa kohët kur dilnim kampionë të Ballkanit dhe në tetëshe të Europës janë larg.
Në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), në zyrën e tij, trajneri Skënder Gega, gjithsesi është optimist ndonëse përballë kemi Spanjën, kampione të Europës, Austrinë, Hungarinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Ndërsa ekipi bëhet gati për miqësoren ndaj Maqedonisë në Laç, të bie në sy se ndër lojtarët e grumbulluar, vetëm njëri luan në kampionatin shqiptar.

Rruga është e gjatë dhe e vështirë, nën trysninë e madhe të opinionit. Gjithsesi, Gega është i bindur se diçka e mirë mund të bëhet. Veçse, vetë Federata dhe klubet duhet të bëjnë gjënë e duhur për 21-vjeçarët tanë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide