Kupa e Shqiperise/ Laçi ka fituar 1-0 në shtëpi ndaj Flamurtarit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 05 Shkurt 2013 17:57   Shtyp

laci_golLaçi ka fituar 1-0 në shtëpi ndaj Flamurtarit në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë. Suksesi i kurbinasve u arrit falë një goli të shënuar nga kroati Buljan në pjesën e dytë, ndërsa të dyja skuadrat nuk mundën të zhvillonin një lojë të nivelit të kënaqshëm për shkak të pushimit të gjatë dimëror.
Goli i vetëm i përballjes së luajtur në Laç, u shënua ndërsa ndeshja po i afrohej fundit dhe i lejoi skuadrës vendase që të barazohej me pikë me vlonjatët në grupin çerekfinal B të Kupës së Shqipërisë.
Të dielën luhet ndeshja e grupit A mes Shkumbinit dhe Kukësit, ndërsa të hënën janë në program dy përballjet e tjera: Teuta-Bylis në grupin B dhe Skënderbeu-Kastrioti në A.
Në grupin B kryeson Bylis me 9 pikë pas 3 takimeve të para, ndërsa në grupin B në krye është kampionia Skënderbeu po me 9 pikë pas 3 ndeshjeve.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide