Miqesore / Besa-Laci 4-0
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 05 Gusht 2010 11:51   Shtyp

besa_fitoreNdeshja miqesore ndermjet Beses dhe Lacit e luajtur ne Mavrov ka perfunduar me fitoren e lojtareve te Shpetim Duros. Plote kater here kane shenuar verdhezinjte ne porten laciane. Serine e golave e ka hapur Artion Poci ne minuten e 18-te. Vetem nje minute para perfundimit te pjeses se pare talenti kavajas Sokol Cikalleshi ka dyfishuar rezultatin. Pjesa e dyte ka qene identike si e para, me nje Bese qe sulmon dhe me nje Lac qe vetem mbrohet. Lojtaret e Stavri Nices kane qene inekzistent ne fushen e lojes. Ata nuk munden te ndertotin asnje sulm. Ne minuten e 67-te, korcari Paulin Dhembi shenon dhe golin e trete nga pika e bardhe e penalltise. Serine e golave e mbyll Bazion Tragaj ne te 88-ten. Kjo ndeshje nxorri ne pah mangesite e medha te ekipit te Lacit. Me gjithe ato largime skuadra kurbinase do ta kete shume te veshtire te perserise suksesin e sezonit te fundit. 

Altin Ngjela

komente