Kategoria Superiore/ Vllaznia-Teuta 0-0
nga AlbaniaSoccer   E premte, 15 Tetor 2010 22:08   Shtyp

vllaznia_teuta_thumbEshte mbyllur ne barazim pa gola ndeshja mes Vllaznise dhe Teutes e luajtur ne mesdite ne Loro Borici. Shkodranet kane bere nje hap fals ne shtepine e tyre e jane dorezuar para ish trajnerit Edi Martini qe tani drejton skuadren durrsake. Nje loje me pak raste dhe pa shume ngjarje eshte zhvilluar ne Shkoder, teksa miqte kane qene me kerkues. Pjesa e pare ka pare nje Vllazni te pergjumur ndersa Teuta ka qene me teper ne kontroll te topit duke mos lejuar shkodranet te bejne lojen e tyre. Shtupina lojtari me i rrezikshem per Vllaznine ne minuten e 36 ka provuar nje gjuajtje nga jashte zones, por topi ka kaluar ngjitur me shtyllen. Ne pjesen e dyte, malazezi Radonjic kishte porositur lojtaret e tij per te qene me teper agresiv. Vllaznia ka me teper inisiative por i mungon qartesia ne fushe. Teuta e Martinit ka nje rast te arte per te shenuar, por Tafili nuk shfrytezon si duhet nje krosim te Frasherit e nuk arrin te shtyje topin ne rrjete. Ne fund te ndeshjes Vllaznia eshte e pafuqishme per te sulmuar ndersa Teuta mendon te ruaje te rezultatin dhe ja del te marre nje pike te vlefshme ne Shkoder.

Enea Shtrepi

Vllaznia 0

Teuta     0

Vllaznia: Vujadinoviç, Smajli, Sykaj, Kukaj, Jasiç, Djepaxhia (Shtubina 12’), Gocaj, Nimani (Jovanoviç 57’), Vajushi, Kaçi (Nallbani 83’), Sinani. Tr:M.Radonjiç

Teuta: Rizvani, Sheta, R.Hoxha, Stafa, Hoti, Tafili, A.Hoxha, Tafili (Kaloti 53’), Doçi (Xhemalaj 70’), Çota, Pepa (Frashëri 46’). Tr:E.Martini

Gjyqtarë: L. Alla, A. Guçe (Lushnjë), I.Tartari (Fier)

Karton të verdhë: Sykaj / Sheta, Tafili, Stafa, Frashëri

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide