Kategoria Superiore/ Teuta-Elbasani 2-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 23 Tetor 2010 22:32   Shtyp

teuta_golTeuta ka marre nje tjeter rezultat pozitiv ne Niko Dovana dhe kete rradhe ka qene Elbasani ekipi qe eshte dorezuar para djemve te detit. Te rinjte e Martinit kane bindur serish dhe kane marre nje fitore me vleren e tri pikeve. Minutat e fundit kane qene dramatike per Teuten pasi Elbasani i shkoi shume prane barazimit por nuk ka qene e thene te ndodhte keshtu. Ne pjesen e pare durrsaket kane krijuar volum loje por ne minutat e para Elbasani ka pasur te gjitha mundesite per te zhbllokuar rezultatin me Merxhes dhe Radovic. Teuta me pas arrin te realizoje dy gola te shpejte e te bukur me ane te Cotes ne minuten e 34’ qe ka shenuar me anje te nje parabole ndersa vetem kater minuta me pas ne te 38’ Pepa ka shenuar golin e dyte. Ne pjesen e dyte Elbasani nuk ka me se cfare te humbe dhe provon me te gjitha menyrat te shenoje. Teuta mbrohet me forca te shumta dhe deri ne minuten e 84’ kur Lloga ka ngushtuar rezultatin dukej sikur gjithcka do te perfundonte qetesisht. Ne minutat e mbetura durrsaket i ze paniku dhe Elbasani i shkon shume prane barazimit por portieri i Teutes Rizvani mendon per te ruajtur te paprekur porten e tij deri ne fund.

Enea Shtrepi

Teuta 2

Elbasani 1

Shenues: Çota 34’, Pepa 38’ / Lloga 84’

Teuta: Rizvani, Stafa, Sheta, R.Hoxha, Hoti, A.Hoxha, Tafili (Kaloti 61’), Tahiri, Doçi (Frasheri 56’), Çota, Pepa (Xhemalaj 72’)   Tr.E.Martini

Elbasani: Llani, Mehmetaj, Ramazani, Sulejmanov, Risteski, Dalipi, Merxha (Lloga 69’), Gava, Radoviç (Hyshmeri 46’), Sadiku, Bakiu (Raboshta 74’)  K.Alimehmeti

Gjyqtare: E.Sino (Fier), E.Bicaku, B.Mesi (Tirane)

Kartona te verdhe: A.Hoxha, Tafili, Rizvani / Dalipi, Radovic

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide