Gugash Magani : Fitore e merituar, luajtem te organizuar!
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 30 Tetor 2010 17:39   Shtyp
gugash_magani_thumb_flamurtariTrajneri i skuadres se Flamurtarit Gugash Magani ishte shume i kenaqur per rezultatin e skuadres se tij duke patur parasysh se u arrit ndaj nje kundershtari me pretendime. Vendosmeria dhe besimi i  lojtareve per te arritur nje rezultat pozitiv solli edhe fitoren.
"Fitorja e sotme ishte shume e rendesishme duke pare se kundershtari qe kishim perballe eshte rival dhe me pretendime, aq  me teper qe luanim ne fushen e tyre. Mbi te gjitha me pelqeu reagimi i
ekipit tim per faktin se ishim ne dizavantazh dhe arritem te kthenim rezultatin ne favorin tone. Edhe dy golat e fundit erdhen si rrjedhoje e lojes se mire organizuar dhe e logjikes qe kemi si ekip.Gjithashtu jam i kenaqur me faktin se tani po arrijme te marrim rezultate edhe jashte fushes tone. I bera komplimente dhe i drejtova urimet e mia çunave por gjithashtu, i thashe qe nuk kemi kohe per festime sepse ndeshjen e radhes e kemi kunder Skenderbeut qe eshte nje ekip konkurrent i yni", perfundoi prononcimin e tij per mediat pas ndeshjes trajneri i Flamurtarit Gugash Magani

Kel Naraci.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide