Laçi / Bardhezinjte ne kor : Nuk eshte koha te ndalemi
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 20 Nentor 2010 17:24   Shtyp

laci_fc_logo_reNeser ne oren 13:00 ne stadiumin e Laçit djemte e Edi Martinit jane mysafiret e radhes. Parashikohet nje ndeshje interesante midis dy ekipeve me moshen me te re te Superliges. Ardian Laska zv.trajneri i laçianeve shprehet per Albaniasoccer.com se:

“Eshte ndeshje e veshtire si gjithe te tjerat. Ekipi eshte ne forme dhe me moral te mire ndikuar dhe nga dy rezultatet e fundit pozitive. Shpresojme te vazhdojme ne kete ecuri dhe neser. Durrsaket jane ekip i mire po ua dime piket e dobeta dhe neser do i godasim pikerisht aty. Me mobilizim te madh dhe me ndihmen e tifozave besoj do ja dalim te marrim fitoren e radhes”, perfundon numri dy i pankines kurbinase prononcimin per web-in tone. Per bardhezinjte mungojne portieri Vashaku dhe mesfushori Kaja. Ne porte pritet te debutoje shkodrani Olti Bishani.

Igli Nikolla

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide