Kategoria Superiore/ Elbasani-Dinamo 1-3
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 27 Janar 2011 00:11   Shtyp

dinamo-elbasaniElbasani e ka nisur ne menyren me te keqe vitin 2011 duke u mundur ne shtepi me rezultatin 3-1 nga Dinamo. Edhe pse shume ndryshime jane bere kete muaj tek verdheblute situate ka qene e njejte me ate te pjeses se pare ne kampionat.

Kampionet kane nisur ne menyren me te mire vitin futbollitik 2011, duke korrur nje fitore te thelle ne fushen e Elbasanit. Golat e fitores dinamovite, u realizuan nga futbollistet e Kombetares, Vila e Bakaj.

Elbasani ne fushe eshte  nje skuader e dobet dhe Dinamo perfiton duke u treguar e rrezikshme para portierit Dushku.

Jane minuta qe flasin teresisht per blute, dhe goli i avantazhit nuk do vononte te mberrinte. Ne minuten e 17-te te takimit, eshte nje depertim i bukur i Allmuçes ne te djathte, te cillin e finalizon me nje pasim te sakte ne zonen elbasanase, aty ku Vila i shmanget mbulimit te kundershtareve dhe me te majten e tij dergon topin ne rrjete. 1-0 per Dinamon.

Tenton te kunderpergjigjet Elbasani, por pa qartesine dhe rrezikshemerine e mjaftueshme.

Ne minuten e 37’ Brkic pason per Bakaj qe shmang nje mbrojtes dhe me te djathen e tij godet sakte ne krahun e majte te portes te mbrojtur prej portierit Dushku duke thelluar avantazhin.

Ne pjesen e dyte eshte prape Dinamo qe ben cte doje me Elbasanin ndersa verdheblute nuk kalojne dot qendermbrojtesit e bluve. Bakiu provon te shfrytezoje shpejtesine e tij por nuk ja del.

Ne minuten e 56’ blute fitojne nje 11-metersh pas nje topi te prekur me dore nga nje mbrojtes verdheblu qe ndeshkohet me karton te kuq. Bakaj shenon golin e trete.

Elbasani fillon te provoje dhe krijon disa raste te mira por ne fund arrin te shenoje vetem golin e nderit ne minuten e 86 me ane te Endri Bakiut.

Verdheblute dorezohen dhe zhgenjejne tifozerine qe ishte kthyer prape ne stadium pas nje periudhe te gjate bojkoti ndaj ekipit.

Enea Shtrepi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide