Ekskluzive/ Altin Grbovic: Dua te luaj per Shqiperine!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 04 Mars 2011 05:50   Shtyp
shkumbini_gol_stad_peqinBomberi boshnjak dhe nje nga shenuesit e regullt ne ndeshjet e fundit per Kupe dhe Kampionat, i riu Altin Grbovic deklaron ekskluzivisht per Albaniasoccer.com se ka deshire te luaj per kombetaren kuq e zi. "Deshiroj shume qe nje dite te vesh fanellen e kombetares Shqipetare. Mendoj thuajse frekuentisht per kete, pasi e ndjej dhe jam i dashuruar me kete vend,  me njerezit dhe popullin shqiptar. Une do te punoj fort qe te kompletohem si futbollist dhe qe te grumbullohem me kuq e zinjte pasi kam filluar procedurat per nenshtetesi dhe pasi te marr pashaporten shqiptare shpresoj se do te luaj per Shqiperine", perfundoi sulmuesi i talentuar boshnjak ne nje rrefim te shkurter por teper domethenes per ate vete dhe per te gjithe shqipetaret.

Skerdilaid Sulozeqi
komente