Kategoria Superiore/ Vllaznia-Kastrioti 1-1
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 21 Mars 2011 00:13   Shtyp

kastrioti_-vllazniaEshte luajtur sot ne Loro Borici ndeshja mes Vllaznise se Shkodres dhe Kastriotit te Krujes. Kjo ndeshje ka perfunduar me rezultatin e barabarte 1-1, rezultat ky qe ka shtangur vendasit qe ishin mesuar prej disa javesh te merrnin pike te plota ne tempullin e futbollit, stadiumin e e tyre. Pjesa e pare ka folur per kuqeblute e drejtuar nga Josa qe jane hedhur ne sulm per te shenuar golin e avantazhit. Mesfusha shkodrane ka bere gjera te mire dhe mbyllur cdo hapsire per kundershtaret. Sukaj dhe Vajushi kane qene ata qe kane frikesuar cdo moment mbrojtjen krutane. Goli do te vinte ne minuten e dyte shtese pas nje kundersulmi te shpejte e me shume pasime i zakonshmi Xhevair Sukaj ka derguar topin ne rrjete. Ne pjesen e dyte eshte prape Vllaznia ajo qe sulmon duke dashur te mbylle ndeshjen me nje tjeter gol. Ne minuten e 59-te Sukaj del i vetem me portierin e Kastriotit por gabon fatalisht duke mos dyfishuar rezultatin. 11 minuta para fundit miqte godasin edhe shtyllen pas nje gjuajtje me koke te Caces. Barazimi ka ardhur ne minuten e 84-te kur Mucollari ka ekzekutuar perfekt nje goditje denimi dhe cuar topin ne rrjete ne menyre spektakolare. Nuk ka me kohe per raste te tjera dhe kjo ndeshje perfundon ne barazim. Ky rezultat dhe pika e marre i vlen miqve pasi Vllaznia ndjen presionin e Lacit qe tani eshte vetem kater pike larg vendit te trete.

Pirro Nika

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide