Flamurtari/ Tifozet kerkojne besnikeri deri ne fund per skuadren
nga AlbaniaSoccer   E premte, 08 Prill 2011 22:45   Shtyp
tifo_flamurtarDisa grupime tifozesh vlonjat prej disa ditesh kane filluar nje fushate ku kerkojne nga te gjithe sportdashesit mbeshtetje maksimale per skuadren. Periudha e veshtire qe Flamurtari po kalon ka vene ne levizje tifozerine. Ata duan ti qendrojne prane deri ne fund per ti mbeshtetur ne rivalitetin e ashper me skuadren e Skenderbeut, ndjekesja qe tani ka nje pike me pak. “U kerkojme te gjithe sportdashesve vlonjate te jene ne mbeshtetje te ekipit te tyre te zemres ne cdo ndeshje, deri ne ate te fundit me Skenderbeun ne Vlore, pasi eshte momenti kryesor, kur ekipi ka me shume nevoje per mbeshtetjen e te gjitheve.Jemi te kenaqur me ate se cfare ka paraqitur ekipi i Flamurtarit ne kete sezon, duke na rikthyer emocione te shumta gjate gjithe kampionatit dhe ne kete moment te gjithe ata te cilet e duan futbollin dhe ekipin e Flamurtarit, te mos ngurrojne te jene te pranishem per cdo ndeshje ne shkallet e stadiumit, pavaresisht emrit te kundershtarit,” – thuhej ne deklaraten e nje prej grupimeve te tifozerise vlonjate. Neser Flamurtari luan kunder Kastriotit ne Vlore dhe pavarsisht se ne leter eshte e lehte per tu fituar kjo ndeshje, interesimi nga sportdashesit pritet te jete i madh.

Enea Shtrepi
komente