Kategoria Superiore/ Flamurtari-Kastrioti 1-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 09 Prill 2011 17:23   Shtyp
flamurtari_golNe stadiumin e Vlores, Flamurtari kryesuesi i kampionatit ka bere detyren duke mposhtur jo pa veshtiresi Kastriotin.
Kuqezinjte arriten te zhbllokojne rezultatin ne minuten e 65-te te pjeses se dyte, kur pas nje goditje kendi, mbrojtesi krutan Erjol Xhafa e dergoi gabimisht topin ne porten e tij.
Miqte kane rezistuar per shume minuta dhe ne disa raste po mendohej sikur ata do te benin surprizen ne Vlore. Magani me nje skuader sulmuese ka provuar te fitoje me goleade por e ka pasur te pamundur per te care rrethimin e pregatitur mire nga kolegu i tij Ramadan Ndreu. Plaku dhe Xhafa jane perpjekur shume por pa ja dale me sukses. Ne minutat e fundit miqte jane kujtuar te sulmojne dhe jane bere agresiv duke dashur te barazojne. Flamurtari ka administruar mire rezultatin deri ne fund dhe ka marre tre pike te arta. Ne Vlore pas disa ditesh te veshtira me kete fitore eshte rikthyer qetesia e munguar. Flamurtari tani ka arritur ne kuoten e 59-te pikeve.

Enea Shtrepi
komente