Flamurtari: Ne luajme me djerse, nuk kemi leke
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 09 Prill 2011 19:22   Shtyp

flamurtari_cup_winners_2009_Pas kesaj sfide te veshtire te Flamurtari flasin drejtuesit ne lidhje me te ashtuquajturat “premio”. Menjehere pas takimit me Kastriotin ata kane kontaktuar ne telefon me gazetarin e Albaniasoccer Media dhe i  kane shprehur atij  keto fjale: “ Sic u pa qarte, ndeshja e sotme ishte nje ndeshje e veshtire dhe ne fituam me djerse,  ne nuk kemi leke per te shepenzuar per askend,  ne kemi vetem djersen tone qe do te na nxjerri kampion. Ne qofte se ne do te kishim leke per te dhene premio do te kishim paguar Bylisin, Teuten, Kastriotin per te ndalur Skenderbeun, por jo, ne luajme me djerse sepse po te kishim paguar ne do te kishim dale kampion disa jave para. Persa i  perket te ashtuquajtures premio ndaj Shkumbinit per te ndalur Skenderbeun edhe kete e mohojme kategorikisht, kjo eshte nje shpifje qe i duhet gjetur personi qe e ka shpifur ndaj nesh. Secili  ekip  per ne eshte i barabarte.  Ne nuk kemi aleanca as para per asnje ekip. I hedhim  poshte te gjitha shpifjet kunder nesh dhe kerkojme qe te luhet vetem futboll, jo aleanca dhe premio.” Permbyllin drejtuesit e Flamurtarit per www.albaniasoccer.com

Besi Donati

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide