Kategoria Superiore/ Elbasani-Besa 0-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 10 Prill 2011 17:16   Shtyp
besa_fitoreEshte luajtur sot ne stadiumin Ruzhdi Bizhuta ndeshja Elbasani-Besa. Shkallet ishin te boshatisura dhe tifozet verdheblu kane zyrtarizuar prej shume kohesh divorcin me ekipin e zemres. Afersisht 150 te pranishem numeroheshin sot ne tribunen kryesore. Besa me shume mungesa, me sakte tete titullar te padisponueshem ne fushe e filloi ndeshjen me disa lojtare te marre nga ekipi te rinjve. Elbasani pa asnje motivim ka luajtur per te respektuar kampionatin.
Ndeshja ka nisur e vaket dhe te dyja skuadrat me teper ecnin se vraponin ne fushen e lojes. Besa ka treguar me shume inisiative por ne fund LLani ka arritur te shpetoje porten e tij ne disa raste.
Ne pjesen e dyte kavajasit vihen ne levizje dhe mendojne me teper per golin qe vlen tre pike. Elbasanasit qarkullojne topin dhe levizin mire ne mesfushe por ne sulm nuk dijne te japin pasimin e fundit.
Mancaku dhe Hasa jane dy lojtaret qe perpiqen me shume per verdhezinjte. Ne minuten e 66-te gjyqtari Jemini i mohon nje penallti Beses kur Sulejmanovic beri nje faull ne zone kunder Mancakut qe ishte i vetem me Llanin. Ne minuten e 77-te Mancaku ka pasur mundesine me te mire per te shenuar kur i vetem me portierin verdheblu nuk e ka kaluar dot per ta cuar ne rrjete topin.
Goli do te vinte ne minuten e 82-te kur mbrojtja e Elbasanit eshte hapur cuditshem dhe mbrojtesi i kavajas Shameti i ardhur ne ndihme te sulmit ka shenuar golin e fitores.

Enea Shtrepi
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide